Moti i keq me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit ka përfshirë sonte Shkupin dhe rrethinën e tij.
Një pjesë qendrore e qytetit është mbuluar nga uji dhe reshjet intensive prej 20 minutave - që filluan nga ora 21.00 - kanë shkaktuar edhe përmbytje.
Sipas mediave mësohet, përmbytjet janë regjistruar në disa rrugë dhe vendbanime të kryeqytetit, përfshirë edhe bulevardin nën shtëpinë e mallrave “Ura” në afërsi të Çarshisë së Vjetër.
Më të rrezikuara raportohet të jenë lagjja e Serovës dhe Gazi Babës, ku janë vërshuar shumë shtëpi, sidomos ato përdhese dhe ato me bodrume. Gjendja alarmante është edhe nëpër rrugët e Shkupit, e sidomos nën kalimet e urave, ku kanë mbetur të bllokuara një numër i madh i makinave. Shiu në disa pjesë të Shkupit ka qenë i përcjellë edhe me breshër, ndërsa rrugët janë shndërruar në “lumenj”.
No comments:
Post a Comment