Pasagjerët e avionit te zhdukur janë gjallë por të mbajtur peng?
Po thuhet se terroristë të panjohur kanë marrur kontrollin e avionit
të zhdukur dhe e kanë detyruar atë që të zbresë në tokën e Kandahar.
Një gazetë ruse ka pretenduar se avioni MH370 është rrëmbyer nga
terroristë të panjohur, dhe ka fluturuar për Afganistanku ekuipazhi dhe
pasagjerët tani janë duke u mbajtur peng.
Komentet e jashtëzakonshme i atribuohen një burimi rus të inteligjencës, që u shfaq në gazetën Moskovsky Komsomolets.Ky burim i tha gazetës se fluturimi MH370 i Malaysia Airlines që mungon nga 8 Marsi, me 239 persona në bord, është rrëmbyer.
Sipas këtij burimi, avioni është në Afganistan, jo shumë larg nga Kandahar, afër kufirit me Pakistanin.
Sipas The Daily Star, Moskovsky Komsomolets gjithashtu pohon se pasagjerët janë ndarë në shtatë grupe dhe janë duke jetuar në kasolle me baltë, me pothuajse asnjë ushqim.
Po ashtu është duke u thënë se terroristët janë duke shikuar mundësinë që të bihen në ujdi me Amerikën ose Kinën.
Lajmi, ndoshta çuditërisht, nuk është konfirmua r nga autoritetet ose në Malajzi apo nga Kina.